Ministri i Jashtëm i Turqisë ka nisur vizitën në Tiranë nga Xhamia e Namasgjasë, e cila edhe pse e përfunduar, nuk është inauguruar. Burime diplomatike bënë të ditur se ministri Fidan ka ardhur në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.
Pas vizitës në xhami ai u takua me biznesmenë turq.
Axhenda zyrtare fillon të hënën me takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani. Të dy ministrat pas takimit do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për median.
Më pas mësohet se ministri i Jashtëm turk do të takohet me Kryeministrin Edi Rama./Klan News/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...