Parisi ndalet me barazim nga Bresti

22:41 | 28 Janar 2024
D.H

Parisi nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 2-2 ndaj Brestit, në kuadër të xhiros së 19-të në Ligue 1.

PSG pati epërsinë prej dy golave mirëpo nuk arriti të mbaj deri në fund, shkruan Arbresh.info.

Marco Asensio në minutën e 38-të realizoi golin e parë për t’i dhënë epërsinë PSG-së.

Shtatë minuta më vonë Kolo Muani dyfishoi epërsinë në 2-0.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe me Brestin që tregoi shpirtin luftarak dhe rikthimin në ndeshje.

Fillimisht Camara në minutën e 55-të ngushtoi rezultatin në 2-1.

Ndërkohë golin e barazimit e realizoi Pereira Lage, në minutën e 80-të.

Të drejtuarit e Enriques mbeten me 10 lojtarë në fushë, në minutat shtesë të ndeshjes kur Barcola u ndëshkua me dy karton të verdhë e pastaj të kuqin.

Pas këtij barazimi Parisi mbetet lider i Ligue 1 me 44 pikë, teksa Bresti është i treti me 35 sosh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme