Ka një nevojë të shtuar për ushqime të pasura me karbohidrate të thjeshta, nervozizmi dhe mbyllja në vetvete janë gjithashtu të mundshme
Netët e gjata dhe ditët e ftohta të dimrit, me ekspozim minimal ndaj dritës së ditës, mund të jenë shumë dekurajuese për disa njerëz.
Pavarësisht se dimri ka hijeshitë e tij, ndonjëherë është shumë e vështirë të përshtatësh trupin dhe psikikën me netët e gjata të dimrit.
Si mund të përshtatemi me ditët e shkurtra dhe netët e gjata?
Ekspertët thonë se shumica e njerëzve u përshtaten kushteve të reja të dimrit brenda pak javësh. Për njerëzit më të ndjeshëm, aktiviteti fizik, gjumi i rregullt dhe ndriçimi i këndshëm i brendshëm rekomandohen si mënyra për të kapërcyer netët e gjata të dimrit.
Në raste veçanërisht të rënda, ndodhin komplikime në mënyrën e funksionimit të ritmit cirkadian, probleme me shëndetin mendor dhe çrregullime emocionale sezonale, transmeton Telegrafi.
Është e mundur që pas ndjenjës së keqe të vazhdueshme kur netët janë të gjata, të ketë një problem të mundshëm më të madh. Megjithatë, ka mënyra se si mund të përballemi me perëndimin e hershëm të diellit gjatë vjeshtës së vonë dhe dimrit. Drita e mëngjesit dhe errësira e mbrëmjes janë të nevojshme për rregullimin e mirë të gjumit.
Ulja e niveleve të serotoninës dhe vitaminës D
Njerëzit që janë të prirur ndaj çrregullimeve emocionale sezonale zakonisht mund të jenë më të ndjeshëm ndaj netëve të gjata dhe ditëve më të shkurtra. Ekspozimi më i dobët ndaj dritës së diellit ndikon në aktivitetin e reduktuar të serotoninës, hormonit përgjegjës për humorin dhe motivimin tonë të mirë. Çrregullimi afektiv sezonal quhet ndryshe edhe depresioni sezonal, i cili shoqërohet me humbje të interesit, pagjumësi ose probleme me gjumin, mungesë energjie. Nevoja për ushqime të pasura me karbohidrate të thjeshta është shtuar, nervozizmi dhe tërheqja janë gjithashtu të mundshme.
Disa studime tregojnë se te njerëzit e prirur ndaj blusë së dimrit, për shkak të mungesës së dritës së diellit, regjistrohen nivele më të ulëta të serotoninës dhe vitaminës D dhe nivele tepër të larta të melatoninës.
Netët e gjata mund të jenë veçanërisht të vështira për disa njerëz
Çrregullimi afektiv sezonal vërehet më shpesh tek personat që tashmë vuajnë nga ndonjë çrregullim i humorit, te personat e shqetësuar, depresiv, ata që vuajnë nga çrregullimi bipolar. Netët më të gjata janë veçanërisht të vështira për njerëzit që shkojnë në shtrat më vonë dhe zgjohen më vonë në mëngjes, sepse në këtë mënyrë ata janë më pak të ekspozuar ndaj dritës së ditës.
Disa studime konfirmojnë se pothuajse 40 për qind e njerëzve që jetojnë në hemisferën veriore të tokës ndihen paksa të disponuar për shkak të ditëve më të shkurtra. Kjo është një gjendje kalimtare dhe nuk është çrregullim afektiv sezonal. Është krejt normale që na duhet pak kohë për t’u mësuar me kushtet e reja të dimrit.
Si ta trajtojmë melankolinë e dimrit?
Kur dielli perëndon që në orën 16:00, ekspozimi ndaj dritës së diellit mund të kompensohet me kuti me dritë. Ka pajisje fototerapie që mund të jenë një zëvendësues i mirë. Rekomandimi i ekspertëve është që të kaloni të paktën disa minuta në një ditë dimri me diell në një hapësirë të hapur. Drita natyrale është më e mira, këshilla është të ecni për 15 deri në 30 minuta pas zgjimit, nëse është e mundur.
Është e vështirë të gjesh motivim ndonjëherë, por ushtrimet fizike luajnë një rol kyç në luftën kundër bluve të dimrit. Aktiviteti fizik mund të na sigurojë gjumë më të mirë dhe çliron endorfinë, të cilat janë shumë të dobishme për të kapërcyer një humor të keq. Shumica e ekspertëve theksojnë rëndësinë e gjumit, këshilla është që të flini gjithmonë në të njëjtën kohë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë.
Këshilla e ekspertëve është që edhe nëse është e mundur të shkojmë me pushime gjatë dimrit, duhet të kujdesemi për dietën tonë, frutat, perimet dhe pijet e nxehta mund të kenë efekt shërues. /Telegrafi/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante