Peja ka arritur të mposht skuadrën e Istogut në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në Basketboll me rezultat 80-53.
Pejanët dominuan ndeshjen që nga sekondi i parë deri në fund ndaj skuadrës së fundit në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më i dalluar në taborin pejan ishte Lary Thomas me 19 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Kurse tek mysafirët më i miri ishte Arian Azemi me 15 pikë, dy kërcime e pesë asistime.
Kampionët në fuqi realizuan fitoren e 14 në elitë krahas humbjeve, ndërsa për Istogun kjo ishte humbja e 18 ku kanë vetëm një fitore.
Peja sfidën e ardhshme e luan ndaj Sigal Prishtinës kurse Istogu do të luaj me Vëllaznimin./Arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...