Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka publikuar foto në rrjetet sociale të kabinetit qeverisës të kryeministrit të parë shqiptar Talat Xhaferi.
Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët e opozitës, siç ishte paralajmëruar, nuk votuan për zgjedhjen e mandatarit dhe Qeverisë së re.
Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.
Kabineti i Talat Xhaferit përbëhet nga: Zëvendëskryeministër i parë për Eurointegrime – Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike – Fatmir Bytyqi, zëvendës kryeministër për Qeverisje të mirë – Slavica Grkovska, zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – Artan Grubi, zëvendësministër Xhabir Doko, ministër i Punëve të Brendshme – Pançe Toshkovski, zëvendësministër plotësuses Mitko Bojmacliev, zëvendësministër Nazim Bushi.
Ministër i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, zëvendësministre Fatmire Isaki, ministër i Mbrojtjes – Slavjanka Petrovska, zëvendësministër Tiron Jajaga, ministër i Financave – Fatmir Besimi, zëvendës ministër plotësuses Elena Petrova, zëvendës ministër Filip Nikolovski, ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi, zëvendësministër Zoran Manevski.
Ministër i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, zëvendësministre Maja Manoleva, ministër i Kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska, zëvendësministër Daim Luçi, ministër i Arsimit dhe Shkencës – Jeton Shaqiri, zëvendësministër Agim Nuhiu, ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Blagoj Boçvarski, zëvendësministër Bekim Rexhepi.
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Risto Penov, zëvendësministër Zoran Dimitrovski, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Kaja Shukova, zëvendësministër Hristina Oxhalieska, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë – Azir Aliu, zëvendësministër plotësues Stefan Andonovski, zëvendësministër Aleksandar Bajdevski, ministër i Drejtësisë – Krenar Lloga, zëvendësministër Viktoria Avramovska Madiq, ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Gjoko Velkovski, zëvendësministër plotësues Jovanka Trençevska, zëvendësministër Enver Husejn dhe ministër i Bujqësisë – Lupço Nikolovski, zëvendësministër plotësues Cvetan Tripunovska dhe zëvendësministër Vjollca Berisha./rtv21/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...