Google ADS

Sulmohen dy autobusë të një kompanie kosovare në Serbi

18:40 | 28 Janar 2024
E.G

Dy autobusë të një kompanie nga Kosova janë sulmuar mbrëmë në Serbi.

Lajmin për Arbresh.info e kanë konfirmuar nga vetë kompania “Fjolla Impex”

“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Ngjarja ka ndodhur afër Kurshumlisë”, thanë nga kompania.

Ndërsa, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk ka persona të lënduar nga këto sulme por vetëm dëme materiale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme