Kuvendi zgjedhor i Partisë Socialdemokrate i mbajtur sot ka zgjedhur organet drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme.
Sipas njoftimit, me shumicë votash, u zgodh Këshilli Drejtues i përbërë nga 101 anëtarë, Kryetari i partisë, Dardan Molliqaj me 123 vota pro, 1 votë kundër dhe 4 abstenime.
“Gjithashtu u bën disa plotësime dhe ndryshime statusore. “, thuhet në njoftimin e PSD-së.
“PSD angazhohet për liri, barazi, mirëqenie dhe qytetari aktive. Pëballë pushtetit autoritar dhe populist, ne qëndrojmë të palëkundur në vlerat tona progresive. Ashtu siç jemi angazhuar deri më sot, edhe në të ardhmën PSD-ja do të jetë kundërshtare e pakompromis ndaj këtij pushteti.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...