Google ADS

Hasani uron Talat Xhaferin: Besimplotë që do të përmbushë detyrimet qeveritare

16:35 | 28 Janar 2024
E.K

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Hasani ka shkruar se është besimplotë se Xhaferi do t’i përmbushë detyrimet e programit qeveritar, duke nisur nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.”, thuhet në njoftim/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme