Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se do të punojë me përgjegjësinë më të madhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut pa asnjë dallim.
“Çështja e përgjegjësisë pa marrë parasysh, njeriu i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm nuk bazohet mbi bazën e përkatësisë etnike për të zbatuar përcaktimet ligjore që dalin nga bartja e funksionit që është besuar nga qytetarët dhe nga institucionet”, tha ai.
“Kështu që nuk është hera e parë që jam bartës i përgjegjësisë dhe i respektit dhe nderit e krenarisë që të udhëheq një institucion për herë të parë, kështu që paraprakisht me parlamentin, dikur edhe pse jo i pari si ministër i Mbrojtjes, qasja është institucionale me përgjegjësi të plotë për atë çfarë më është besuar nga qytetarët, dhe besoj se para qytetarëve këtë qasje e kam vërtetuar duke e praktikuar funksionin e kryetarit të Kuvendit, dhe nuk do mend do të vazhdojë me ato parime t’i kryejë edhe detyrat që pasojnë nga sot e tutje deri në mbyllje të procesit, deri në zgjedhjet e 8 majit prej ku do të dalë një qeveri e re”, tha Xhaferi për klankosova.
“Kompetencat e saja nuk janë shuar ne jemi përgjegjësia, ne jemi përgjegjës për gjithë mbarrëvajtjen e funksionimit të institucioneve të shtetit në favor të qytetarëve, dhe statutit ndërkombëtar që ka vendi”, ka thënë Xhaferi.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...