Google ADS

Përfundon marshi për Lulzim Fejzullahun

15:33 | 28 Janar 2024
E.K

Ka përfunduar marshi për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Qytetarë të shumtë kanë marshuar drejt Komunës së Podujevës, nga vendi ku është rrahur brutalisht 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu.

Në këtë marsh morën pjesë, familjarë të afërm e miq të së ndjerit, ku kërkuan drejtësi për Lulzimin.

Ekipi i portalit Arbresh.info ka njoftuar se marshuesit kanë kaluar edhe nga shtëpia e njërit prej dy të miturve që e kanë sulmuar Lulzimin.

Aty thuhej se “Gjaku jonë nuk falet”, “Drejtësi për Lulzimin”.

Lidhur me rrahjen brutale ku si pasojë ndërroi jetë 18-vjeçari, Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar një muaj paraburgim dy personave të mitur.

Në marsh, prezent ishte edhe njësia policore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme