Haradinaj uron Xhaferin: Një fillim vit i mbarë për shqiptarët

14:26 | 28 Janar 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Talat Xhaferin me rastin e zgjedhjes kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj, përcjell Arbresh.info

“Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Lexo edhe:

Historike, Talat Xhaferi bëhet i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme