Kreu i Aleancës për Shqiptarët në RMV, Elmi Aziri ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në seancën ku Talat Xhaferi do të votohet si kryeministër, i pari politikan shqiptar që do e mbajë këtë post.
Aziri u shpreh se po inagurohet një standard i ri dhe shtoi se realiteti shqiptar është prezent në çdo sektor në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk kemi rrugëdalje tjeter, patjetër të përfillet realiteti multietnik. Kompromisi nuk nënkupton diferencime etnike, fetare, politike. Tendencat reale historike janë ato që i përfaqësojmë ne. Të ndërtohet një shtet ku i jepen të drejta identike të gjithëve. Jemi në një moment suksesi të zorshëm dhe jo të plotë. Do të ishte e plotë, nëse unamimisht nga 120 deputetë do të votohej Talat Xhaferi si kryeministër. Vota e Aleancës ishte për Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi, kur ne ishim në opozitë”, tha ai.
Lexo edhe:
Sado që është teknik, po marrim pjesë në inagurimin e një standardi të ri. Do të punoj që të avancohet ky standard pas zgjedhjeve të majit. Një kryeministër politik shqiptar, një president shqiptar do të ishte tregues i pjekurisë dhe dëshmi e daljes nga e kaluara. Mendoj se nuk do të ketë rrugëdalje tjetër. Realiteti shqiptar është prezent, në ekonomi, kulturë, ushtri e me radhë”, theksoi Aziri./abcnews.al
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...