Google ADS

Nis seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për betimin e Talat Xhaferit si kryeministër

12:27 | 28 Janar 2024
E.H

Ka nisur me mbi një orë vonës seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kryeministrit Talat Xhaferi.

Të pranishëm në seancë janë deputetët e pozitës dhe disa të opozitës.

Kujtojmë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut është një moment historik pasi që është kryeministri i parë shqiptar që është zgjedhur në këtë pozitë.

Ai do të udhëheq një qeveri teknike prej 100 ditë deri në zgjedhjet e ardhshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme