Ankesat për Termokos-in nga qytetarët e Prishtinës janë të shumta, sipas tyre ka ndërprerje të ngrohtores.
Sipas kryeshefit të Termokos-it, Fisnik Osmani telashe të tilla po ndodhin shkaku i zgjerimit të rrjetit.
Megjithatë, Osmani për Arbresh.info tha se ankesat janë të vogla në krahasim me të gjithë qytetarët që marrin shërbime nga ngrohtorja.
“Mbi 100 mijë qytetarë marrin shërbime prej nesh. Në një zgjerim të tillë, pra po flasim për disa lagje të Prishtinës, për shumë njësi banimi, për shumë qytetarë mund të ketë edhe telashe në kuptimin kur ka temperatura të ulëta në pjesën sekondare, pro fatbardhësisht po flasim për një numër shumë të vogël dhe të izoluar në raport me gjithë qytetarët të cilët marrin shërbime të ngrohjes.”, u shpreh Osmani.
Ai tha se dihen me saktësi objektet të cilat i kanë këto ngecje të furnizimit duke cekur lagjen e Bregut të Diellit dhe në disa objekte në lagjen “Muharrem Fejza”.
“Po flasim për disa objekte në Bregun e Diellit, siç njihen te blloqet. Gjatë kësaj periudhe, në periudhën e fundit, ne kemi intervenuar atje duke bërë zëvendësim të disa pajisjeve dhe tash kemi situatë më të mirë”, u shpreh ai.
“Nuk është që shërbimi është zero, por nuk është i pritshëm me atë që edhe ne edhe qytetarët e kemi ofruar”, tha kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it.
Ndërkaq shtoi se kanë reflektuar edhe në fatura gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të ketë fatura me zbritje dhe që qytetarët të mos ngarkohen për të gjitha ditët.
Osmani vlerësoi se në përgjithësi po ofrojnë shërbime të kënaqshme dhe cilësore.
Po ashtu, kryeshefi Osmani për Arbresh.info bëri të ditur se në institucionet si QKUK, QKMF-të, shkollat e mesme, fillore, nuk ka pasur asnjë problem dhe asnjë ndërprerje.
Ai po ashtu theksoi se gjatë kësaj periudhe për herë të parë automatizimin e shërbimit.
Ndër të tjera, Osmani tha se është ngushtuar edhe koha e intervenimit.
Si arsye tjetër të problemeve me ngrohje, Osmani tha se është edhe instalimi sekondar në banesa.
“Instalimi sekondar nënkupton prej bodrumit poshtë e deri brenda objektit prapa nënstacioneve ose prapa këmbyesit të nxehtësisë. Pra obligim i yni është që të bëjmë rregullimin dhe të mirëmbajmë pjesën deri në nënstacion e në disa probleme për të cilat unë po flas, problemet na shfaqen brenda objekteve të banorëve për të cilat kudo që kemi pak mundësi ne po e bëjmë, pra nuk jemi aq dorështrënguar, në kuptimin që nuk është pjesë e jona dhe nuk merremi me atë pjesë”, bëri të ditur Osmani.
Kryeshefi Osmani premtoi se në sezonin e ardhshme do të jetë më e lehtë për ngrohtoren por edhe për vetë rrjetin. Kjo pasi që siç thotë ai, teknikisht do të jetë më i përgatitur duke shtuar se për shkak se e kalon një sezon, defektet potenciale për shkak të ndërhyrjes së madhe do të rregullohen.
Osmani u shpreh se ndonëse është potencuar gjatë përgatitjeve se i pret sezoni më sfidues, situata është dukshëm më mirë duke shtuar se tentojnë që të kenë sa më pak probleme.
Kryeshefi i Termokos-it duke folur për ankesat tha se kohëve të fundit po pranojnë minimum të ankesave.
Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit prej Kosovës B.
KEDS-i në arsyetimin për faturat e larta të energjisë elektrike ka thënë se qytetarët kanë shfrytëzuar rrymën elektrike për ngrohje.
Lidhur me këtë, Osmani tha se në momentin që është bërë shtrirja e rrjetit, ata qytetarë nuk përdorin energjinë elektrike për ngrohje.
“Ka mundur të jetë në kuptimin që sikur të ishte e gjithë Prishtina e mbuluar me ngrohje do të kishte konsum, nuk ka nevojë për shkencë sepse është e saktë edhe ajo dhe ideja është që ne po punojmë që ta shtrijmë edhe më shumë rrjetin në Prishtinë”, u shpreh ai.
Osmani foli edhe për borxhin të cilin qytetarët ia kanë ngrohtores.
Ai tha se në periudha të ndryshme i kanë borxh Termokos-it në vlerë mbi 19 milionë euro.
Osmani tha se në periudhën e fundit ka inkasim më të madh.
“Kemi inkasim më të madh për një përqindje të inkasimit të rritur për periudhën e njëjtë 22.5 % më tepër se sa vitet e kaluara. ”, tha ai duke shtuar se kjo ka ndikuar edhe në zgjerimin e rrjetit.
Për mospagesë, Osmani tha se ka pasur raste kur qytetarët janë dërguar te përmbaruesi teksa shtoi se ka pasur raste kur pas vërejtjes, qytetarët e kanë kryer pagesë.
Kryeshefi ekzekutiv i Termokoss-it, Fisnik Osmani tha se gjatë këtij vitit të kaluar janë vendosur bazat për finalizimin e dy projekteve.
Sipas tij, gjatë vitit 2023 është arritur edhe ndryshimi i metodës së faturimit, duke shtuar se pak vende në Ballkan kanë arritur ta bëjnë këtë.
Ndërkaq në vitin 2024, Osmani tha se në plan është implementimi i projekteve solare, projekteve për dyfishim të kapacitetit, analizës termike të Prishtinës.
“Qytetarët e Prishtinës përveç shërbimeve prej ngrohtores do të marrin shumë shpejt edhe dokumentin i cili do të jap projeksionet se si do të zgjerohet ngrohtorja e qytetit në vitet a ardhshme”, u shpreh ai.
Për këtë vit, ndër të tjera ai tha se presin edhe t’i japin drejtim digjitalizimit të ngrohtores.
Termokoss-i numëron mbi 31 mijë konsumatorë aktivë dhe pasiv, prej të cilëve siç thotë kryeshefi ekzekutiv i saj, Fisnik Osmani, 24 mijë marrin shërbime./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...
Lewandowski e kujton kohën kur gati i ishte bashkuar Manches...
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tent...
LDK me tubim madhështor në Obiliq, Abdixhiku: Ndryshimi po v...
Hamza për fjalimin e Osmanit: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ...
Bislimi:Në gatishmëri për përmbushjen e standardeve të BE-së...