Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë më 28 janar. Ky njoftim vjen pothuajse një javë pasi lansimi i një sateliti kërkimor nga Garda Revolucionare e Iranit nxiti kritika nga Perëndimi.
“Për herë të parë, tre satelitë me sukses janë dërguar në orbitë”, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Satelitët u bartën nga bartësi i satelitëve Simorgh, dhe më pas u lëshuan në një orbitë minimale prej 450 kilometrash, shtoi televizioni shtetëror.
Sateliti Mahda, që peshon rreth 32 kilogram dhe u zhvillua nga Agjencia e Hapësirës së Iranit, është dizajnuar të testojë nënsistemet e avancuara satelitore, tha agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.
Dy satelitët e tjerë, Kayhan 2 dhe Hatef, peshojnë më pak se 10 kilogramë secili dhe synojnë të testojnë teknologjinë në hapësirë dhe komunikimin e brezit të ngushtë, tha IRNA.
Javën e kaluar, Garda Revolucionare e Republikës Islamike dërgoi në hapësirë satelitin kërkimor, Soraya.
Britania, Franca dhe Gjermania dënuan këtë veprim, duke e cilësuar Iranin si “intervencionist”.
Qeveritë perëndimore, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, vazhdimisht kanë paralajmëruar Iranin kundër lansimeve të tilla, duke thënë se teknologjia e njëjtë mund të përdoret për raketa balistike, përfshirë edhe ato që janë të dizajnuara për të bartur koka bërthamore.
Irani është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk po kërkon të posedojë armë bërthamore dhe se lëshimet e satelitëve dhe raketave janë për qëllime civile apo të mbrojtjes.
Në të kaluarën, Republika Islamike ka dështuar në lëshimin e disa satelitëve.
Për herë të parë, Irani dërgoi me sukses në orbitë satelitin ushtarak, Nour-1, në prill të vitit 2020, që u dënua ashpër nga SHBA-ja.
Teherani është nën sanksione të ashpra amerikane që nga viti 2018 kur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e cila i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të aktiviteteve të tij bërthamore, që synonin të parandalonin Teheranin që të zhvillonte koka bërthamore.
Irani vazhdimisht ka mohuar se ka ambicie që të zhvillojë armë bërthamore, duke insistuar se këto aktivitete kanë qëllime krejtësisht paqësore./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...