Tentim vrasje në Podujevë, sekuestrohet një veturë

10:01 | 28 Janar 2024
E.H

Një person në Surkish të Podujevës ka pësuar lëndime të rënda trupore në rrethana ende të panjohura, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa është sekuestruar një veturë e cila dyshohet se është përfshirë në rast.

“Surkish, Podujevë / 27.01.2024 – 16:58. Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme