Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Vërmicë pasi i janë gjetur substanca narkotike që i kishte fshehur në pjesët intime të trupit.
Në njoftim thuhet se në rreth orës 02:30 një veturë e tipit Citroen me targa të huaja, pas regjistrimit në kufi në Vërmicë është dërguar në garazh nga zyrtarët doganor për kontroll të detajuar, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan”, thuhet në njoftim.
I dyshuari G.I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance.
Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram.
Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e paraburgimit./Arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...