Rama: Lagja “Rilindja” në Spitallë drejt përfundimit me 996 apartamente

08:27 | 28 Janar 2024
E.H

Lagja “Rilindja” në Spitallë të Shqipërisë është drejt përfundimit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë lagje janë ndërtuar 996 apartamente, ku do të strehohen personat, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti më 26 nëntor të vitit 2019.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen “Rilindja” në Spitallë me 996 apartamente drejt përfundimit , ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme