Lista prej pesë kandidatëve potencial për të zëvendësuar Xavin tek Barcelona

08:06 | 28 Janar 2024
E.H

Xavi Hernandez pas humbjes ndaj Villarrealit konfirmoi në konferencën për shtyp se ka marrë vendim që në fund të sezonit të largohet nga Barcelona.

Ky lajm padyshim befasoi të gjithë komunitetin sportiv, pasi një lajm i tillë nuk pritej aspak, sidomos në këto çaste, ani pse forma e Barcelonës ka rënë së fundmi.

Tashmë një listë prej pesë kandidatëve të mundshëm për të pasuar Xavin në stolin e Barcelonës është krijuar dhe me shumë gjasë njëri prej tyre do të jetë ‘i përzgjedhuri’ nga bordi i klubit.

1.Thiago Motta

Ish-lojtari i Barcelonës thuhet se është favoriti i Decos, por gjitashtu pëlqehet edhe nga Joan Laporta. Ai momentalisht po bën një punë të mirë në Serie A me Bolognan, teksa janë vetëm tri pikë larg zonës së Championsit.

2.Rafa Marquez

Trajneri i Barca Atletic fillimisht ishte targetuar si trajner i përkohshëm në rast largimi të Xavit gjatë sezonit, sidoqoftë ai mund tëbëhet trajner i përhershëm, pasi edhe ky pëlqehet shumë nga Laporta.

3.Roberto De Zerbi

Trajneri i Brightonit fillimisht u tha se do të zëvendësonte Pep Guardiolën tek Manchester City një ditë, por situata e krijuar tek Barcelona ka hapur një mundësi të re për të. Fakti se loja e tij bazohet në posedim të topit, e bën atë një kandidat të pëlqyeshëm për katalanasit.

4.Julian Nagelsmann

Gjermani besohet gjithashtu se është në mesin e kandidatëve potencialë për Barcelonën. Në rast se gjërat nuk shkojnë siç duhet me Gjermaninë në Euro 2024 ose nëse 36-vjeçari kërkon vet largimin, ai do të ishte një opsion real për blaugranasit.

5.Antonio Conte

Italiani njihet për natyren e tij të vështirë dhe rregullat strikte, por gjithashtu di se si ta ndërtojë një ekip prej kampionëve, edhe nëse bëhet fjalë për një periudhë afatshkurtër.

Opsionet tjera përfshijnë emra si:

– Erik ten Hag

– Hans-Dieter Flick

– Xabi Alonso/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme