Dallimi i lajmit të vërtetë nga ai i rremë është bërë çështje serioze, sidomos viteve të fundit në Kosovë, rajon e më gjerë. Për të diskutuar mbi këtë zhvillim të ri, që vjen bashkë me përparimin e teknologjisë, në Prishtinë u mbajt kuvendi i parë qytetar.
Me përparimin e teknologjisë, dallimi mes informatës së vërtetë dhe gënjeshtrës është bërë shumë i vështirë. Për të luftuar këtë dukuri të viteve të fundit, në Prishtinë u mbajt kuvendi i parë qytetar.
“Në këtë kohë kur qasja në informacion nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë se tash, që informacioni në qarkullim është si kurrë më parë, informimi i drejtë është i domosdoshëm dhe është i pazëvendësueshëm. Për fat të keq, dezinformimi po del të jetë gjithnjë e më prezent në zonat e ndjeshme si kjo e Ballkanit Perëndimor”, tha Valon Ramadani, kryesues i Komisionit Parlamentar për Media.
Për t’i dhënë mbështetjeje një nisme të tillë, me videomesazh u deklarua edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
“Zëri juaj i përbashkët sado i larmishëm të jetë ka fuqinë të formësojë tregimin e Kosovës, të ripërcaktojë kushtet e angazhimit dhe të nxisë një kulturë të respektit dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi Von Cramon.
Rrjetet sociale të kompanisë META, si Facebook e Instagram, janë ndër më të përdorurat në nivel global. Prandaj drejtuesit e tyre ngritën alarmin për rrezikun nga lajmet e rreme.
“Këto janë krijuar për qëllime komike, por fuqia e DEEP FAKE ? e manipulimit me video mund të jetë me të vërtetë me ndikim të madh. Ka pasur video me manipulime me DEEP FAKE në Angli ku janë manipuluar videot me liderë të mëdhenj evropianë, madje edhe me audio edhe me video dhe ka qenë shumë e vështirë që të dallohet origjinali nga manipulimi kurse ato janë shfrytëzuar për të ndikuar te votuesit gjatë fushatës së zgjedhjeve”, tha Kris Rose, Governance Insights, META.
Kuvendi Qytetar “Luftimi i dezinformimit në Kosovë” vazhdon edhe nesër. Ai po mbahet me organizimin e Grupit për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimit Zgjedhor të Parlamentit Evropian, Kuvendit të Kosovës dhe Partneritetit Evropian për Demokraci./rtklive
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...