“Autobusi i së ardhmes” shndërrohet në zyrë dhe palestër varësisht nga nevoja

21:42 | 27 Janar 2024
R J

Automjeti autonom i Pix Moving mund të përdoret si autobus për gjashtë persona, ndërsa kur nuk keni nevojë për transport, mund të shndërrohet në një zyrë, palestër, ose dyqan ushqimesh.

Ky mjet ripërcakton automjetet si hapësira të lëvizshme të cilat ofrojnë një sërë shërbimesh tjera përtej udhëtimit.

Me një brendësi të personalizuar, Pix Moving është projektuar për të përmbushur një sërë nevojash dhe preferencash.

Ky “autobus” mund të shndërrohet edhe në salla takimesh, biblioteka personale, dhe kafene.

Krijuesit e tij kanë deklaruar se aplikimi i Pix Moving shtrihet në “peisazhe” të ndryshme dhe synon të ofrojë shërbime të përbashkëta të lëvizshmërisë dhe udhëtimit në atraksione turistike.

Bëhet e ditur se, procesi i projektimit dhe prodhimit të tij drejtohet nga Inteligjenca Artificiale (Al). /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme