Kurrë më shumë se sa tani nuk ka qenë e rëndësishme për ne ruajtja e privatësisë dhe e sigurisë në internet.
Përkundër të gjitha paralajmërimeve dhe gjithçkaje që dimë për sigurinë në internet, shumë prej nesh janë ende mjaft të pakënaqur për disa aspekte të saj.
Fjalëkalimet e lehta, por edhe mos-sigurimi i rrjeteve tona sociale mund të çojnë deri tek qëllimet dashakeqëse që dikush tjetër të ketë qasje në llogaritë tona.
Kompanitë e mëdha teknologjike sikurse Meta mundohen që me një sërë veçorish të sigurohen që përdoruesit e tyre të ndihen të mbrojtur, ashtu si në Instagram dhe në Facebook.
Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre masave është mirë që të tregohemi vigjilentë.
Si mund ta dimë nëse dikush tjetër ka hyrë në llogarinë tuaj në Facebook?
Kur të hyni në llogarinë tuaj në Facebook, qoftë përmes telefonit, tabletit ose përmes kompjuterit, shkoni te këto opsione.
Së pari shkoni tek “Settings”, më pas shtypni opsionin “Privacy and Security” dhe pasi ta keni bërë këtë klikoni opsionin “Where you’re logged in”.
Pasi të keni zgjedhur këtë opsion, do t’ju shfaqet një listë që do t’ju tregojë se në cilat pajisje është hapur llogaria juaj, në cilin vend dhe në çfarë date dhe ore.
Në rast se vëreni që llogaria e juaj është hapur nga ndonjë pajisje e panjohur për ju, atëherë ndryshoni fjalëkalimin menjëherë dhe kontaktoni Facebook-un. /Telegrafi/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...