Policia serbe e ndalon në Merdarë vajzën e Sandulloviqit e cila sot bëri homazhe në Prekaz

20:49 | 27 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb Nikolla Sandulloviq, është ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare në Merdarë, pas homazheve që ajo i bëri sot në Prekaz.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj Nikolla Sendulloviq përmes një postimi në platformën “X”, me ç’rast tha se regjimi i Beogradit po vazhdon ta persekutojë vajzën e tij, Klarën, shkruan Arbresh.info.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiqit vazhdon të persekutojë vajzën time Klara. Policia e mban atë së bashku me zyrtarët e Partisë Republikane në pikën kufitare Merdare dhe nuk i lejon të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme