Ditën e nesërmen (28 janar) Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Detyrën do e marrë pasi të votohet në Kuvend mbi përbërjen e qeverisë së përkohshme.
Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama në një pos tim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehurse kreu i BDI-së, Ali Ahmetin, ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në RMV.
Ai ka ndarë një foto të Xhaferrit me Ahmetin, të cilës i ka bashkëngjitur diçiturën “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një momenti historik në rrugën e bashkësisë shqiptare, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, ka shkruar Rama.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...