Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një postim në Facebook ka renditur prioritetet e ministrisë që ai udhëheq për vitin 2024.
Ai ka bërë të ditur se pjesë e këtyre prioriteteve janë zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues, shkruan Arbresh.info.
Mes këtyre prioriteteve sipas Maqedoncit është edhe ristrukturimi i Ministrisë së Mbrotjes.
“Investimi në sisteme moderne të armatimit. Hartimi i strategjisë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së Kosovës. Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes. Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Të paktën 14 të vrarë në një sulm izraelit në Bregun Perëndi...
Kurti në Poloni: E ardhmja e vendit tim është në BE dhe NATO
Pako me duhan pa banderola gjenden në Viti, sekuestrohen nga...
Spektakël me gjashtë gola – Porto dhe Man Utd ndajnë pikë në...
Përleshje fizike në Gjakovë, policia arreston pesë persona
Bislimi mori pjesë në organizimin për Ditën e Unitetit të Gj...