Ministrja Gërvalla takon Kryeparlamentarin e Andorrës, rikonfirmohet angazhimi i përfaqësuesve të saj në Këshillin e Evropës për Kosovën
Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig.
Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan në detaj për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtar./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...