Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojnë demokracinë e Gjermanisë dhe të luftojnë antisemitizmin, përderisa shteti po shënon 79-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Që nga viti 1996, Gjermania ka shënuar 27 janarin si ditën e kujtimit të tmerreve të Holokaustit.
“Çdo ditë është ‘kurrë më’”, tha Scholz gjatë videokastit të tij javor. “Njëzet e shtatë janari na bën thirrje të gjithë ne: Jini të dukshëm, të zëshëm. Kundër antisemitizmit, kundër racizmit dhe për demokracinë tonë”.
Atë ditë, më 1945, trupat e Ushtrisë së Kuqe sovjetike liruan afër 7.000 të burgosur në Aushvic, kamp në Poloninë e pushtuar nga gjermanët. Nazistët kanë vrarë mbi 1 milion persona në këtë kamp të përqendrimit, shumica nga ta hebrenj.
Disa ditë para çlirimit, gjermanët kishin evakuuar dhjetëra mijëra të burgosur. Ata ishin evakuuar në këmbë, në atë që tani njihet si Marshi i Vdekjes, pasi shumë të burgosur vdiqën nga lodha dhe i ftohti.
Nazistët kanë vrarë 6 milionë hebrenj evropianë gjatë Holokaustit.
Të shtunën, përderisa njerëzit në Gjermani vendosin kurora lulesh dhe ndezin qirinj në memorialet dedikuar viktimave të terrorit nazist. Kancelari gjerman tha se shteti duhet të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për “këtë krim kundër njerëzimit”.
Ai theksoi se lufta kundër çdo lloji të antisemitizmit dhe lufta për demokracinë nuk është diçka që mund të bëhet vetëm nga Qeveria, por për të kërkohet mbështetja e të gjithë gjermanëve.
Scholz iu referua në mënyrë specifike kërcënimit që paraqet rritja e populistëve të ekstremit të djathtë në Gjermani, në Evropë dhe në mbarë botën. Sipas tij, ata “po mbjellin frikë dhe urrejtje”.
Në Gjermani, sipas sondazheve, Partia e Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë është rritur, duke u renditur e dyta me rreth 23 për qind mbështetjes./rel
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...