Google ADS

Këta janë emrat e propozuar për ministra nga BDI për Qeverinë kalimtare që pritet ta drejtojë Talat Xhaferi

14:09 | 27 Janar 2024
K.B

Bujar Osmani është propozuar që të vazhdojë të jetë ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut edhe nën udhëheqjen e kryeministrit të ri, Talat Xhaferi.

Ai për vazhdimin e mbajtjes së kësaj pozite u propozua nga kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti, krahas me disa emra të tjerë shqiptarë për pozita në qeverinë kalimtare të Maqedonisë së Veriut.

“Sa i nderuar të jem në propozimin e Kryetarit Ahmeti të jem pjesë e kabinetit historik të Qeverisë Xhaferi. Bashkë me Artanin, Fatmirin, Kreshnikun, Jetonin, Nazimim, Agimin dhe Bekimin. 28 Janari një 28 Nëntor i ri!”, ka shkruar Osmani.

Më poshtë edhe emrat e tjerë të propozuar nga BDI.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme