Shqipëria po kthehet në një atraksion të ri turistik duke u promovuar jo vetëm në vendet europiane, por edhe më tej në vende të Amerikës Latine.
Në podkastin “Flasim” ku kishte të ftuar një çift shqiptaro-libanez, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Madrid, ndërsa theksoi se vendi ynë po promovohej edhe në stendat e Argjentinës dhe të Kilit.
“Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili. Dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës dhe të Kilit thoshin një nga destinacionet e reja është Shqipëria”.
Por, vëmendje ka marrë edhe turizmi malor.
“Sepse ne jemi të fiksuar te deti dhe plazhi, ndërkohë që malet e Shqipërisë janë një pjesë e jashtëzakonshme e pasurisë tonë. Kanë filluar të zbulohen e ka shumë njerëz që shkojnë atje, problem është se ne nuk kemi akoma nëpër ato zona, cilësinë, hotelet, infrastrukturat por dhe ato pak që janë, janë plot.”
Të njohur në Gana të Afrikës 13 vite më parë, Elias Mazloum nga Libani dhe Armida Alikaj e lindur në Kukës e rritur në Vlorë janë çifti që zgjodhën të ndërtojnë jetën e tyre në veri të Shqipërisë edhe pse mundësinë e kishin të jetonin në Kanada dhe Zelandën e Re.
Tashmë ata kanë ngritur një sipërmarrje për të ndihmuar gratë artizane në vend.
“Kemi pasur në fokus gjithmonë gratë dhe rininë në zonat rurale”, shprehen ata, ndërsa shprehen se përveç prodhimeve artizanale ata ofrojnë edhe produktet bio që mund të prodhojë Shqipëria.
Elias ka një përkufizim për atë çfarë i ofron Shqipëria./tvklan.al
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha