Google ADS

Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Osmani: Sot kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura

11:45 | 27 Janar 2024
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ka kujtuar personat që kanë humbur jetën në këtë ditë.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo ditë shërben si një kujtesë për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja, paragjykimet dhe fanatizmi.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë miliona jetë të pafajshme të humbura në një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore”, u shpreh Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme