Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anushiq.
Gjatë kësaj vizitë, ministri Peleshi u takua edhe me kryeministrin e Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviq.
Me Plenkoviqin, Peleshi pati një bisedë për zhvillimet dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Krenarë të vijojmë këtë bashkëpunim të ngushtë e të shkëlqyer me një aleate si Kroacia”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Qëllimi i vizitës ishte intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, adresimi i çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare./atsh
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...