Google ADS

Policia gjobitë dy shoferë në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ua heq edhe patentë shoferët

16:17 | 26 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona për shkak se kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Bëhet e ditur se dy shoferëve përveç gjobave, Policia ua ka hequr edhe patentë shoferët, shkruan Arbresh.info.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor  me datën 26.01.2024, në dy raste të ndara ka ndaluar dy shofer të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve, veç gjobave të shqiptuara u ka hequr edhe patentë shoferët”, shkruhet në komunikatën e Policisë.

Të dy rastet kanë ndodhur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, dhe shoferët kanë qenë njëri burrë dhe tjetra grua.

Mes tjerash, Policia iu ka bërë apel shoferëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion./Arbresh.info

Komunikata e plotë e Policisë:

Gjobë ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalim të shpejtësisë në Kaçanik

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor  me datën 26.01.2024, në dy raste të ndara ka ndaluar dy shofer të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve, veç gjobave të shqiptuara u ka hequr edhe patentë shoferët.

Rreth orës 10:20, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vije të plotë të një veture tjetër . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, rreth orës 11:15 në të njëjtin vend , policia ka daluar shoferen A.GJ (F/K) e moshës 52 vjeçare, e cila me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme