Quhet Azem Koleci dhe jeton në Irlandë. Koleci i cili është me prejardhje shqiptare ka mbaruar studimet për fotografi në ‘St John’s College’ në qytetin e Cork-ut si dhe është anëtar i Irish Photographic Federation, Royal Photographic Society, National Photographic Society’.
Ai veprat e tij i ka ekspozuar rregullisht në qendrat publike të artit përfshirë muzeun e qytetit ku ka pasur edhe tema nga atdheu, shkruan arbresh.info.
“Qysh nga viti 2015 që Cork’u ishte kryeqyteti i kulturës Evropiane unë kam ekspozuar rregullisht pothuajse çdo vit fotografitë e mia në qendra publike arti te qytetit përfshirë muzeun e qytetit 2 here ne disa nga libraritë publike disa here dhe kafe arti të ndryshme me tema te shumëllojshme përfshirë dhe nga atdheu të paktën një herë”, ka thënë Koleci.
Duke filluar nga 8 janari fotografitë e Kolecit do të ekspozohen në kafenenë artistike ‘Longford Row Caffe and Music Store’ ku do të qëndrojnë të ekspozuara rreth një muaj. Tema e këtyre fotografive që janë bardhë e zi do të jetë ‘Buskers’ që do të thotë artistët e rrugës./arbresh.info
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku