Balla publikon disa nga pikat që duhet përmbajtur për mbrojtjen e mjedisit

14:44 | 26 Janar 2024
R J

Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla së fundmi ka postuarrreth rritjes së ndërgjegjësimit publik mbi çështjet mjedisore si dhe ndalesat që Kodi rrugor dhe ligjet e tjera ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit.

“Sot është Dita Botërore e Edukimit Mjedisor për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi çështjet mjedisore. Parandalimi dhe adresimi i problemeve mjedisore mbetet një sfidë për çdo vend perfshirë Shqipërinë.

Kodi Rrugor dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e mjedisit ndalojnë:

të hidhen ose të grumbullohen mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji;

të sillet ose të shpërndahet baltë edhe nëpërmjet rrotave të mjeteve që vijnë nga hyrje ose degëzime;

të shkarkohen në kanale dhe hendeqe, pa leje të rregullt, materiale të çfarëdo lloji ose të kanalizohen në to ujëra të çfarëdo natyre;

të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.

Hedhja e sendeve nga automjetet në lëvizje, përbën rrezik për aksidente, si dhe krijon një imazh të shëmtuar përgjatë rrugëve tona. Ky është në fakt edhe prezantimi i parë me syrin edhe të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ndaj Policia Rrugore, do ta konsiderojë një prioritet zbatimin e Kodit dhe ligjeve të tjera. Dhe, nëse është e nevojshme do ta përforcojmë masën ndëshkimore. Shërbimet e Policisë duhet të jenë vecanërisht të vëmendshme ndaj kësaj shkeljeje, nga çdo subjekt dhe çdo qytetar. Duhet të shfrytëzojmë edhe informacionin që mbledhin kamerat e sigurisë të subjekteve që janë vendosur përgjatë rrugëve dhe autostradave. Por ndërkohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të denoncojnë me foto dhe video automjetet nga të cilat hidhen mbeturina në rrugë, shkruan Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme