Kristjan Asllanin dhe Interin e pret një e dielë vendimtare. Zikaltërit do të luajnë në transfertë ndaj Fiorentinës, një sfidë që merr shumë rëndësi në momentin kur Juventus është plotësisht në garë për titullin, dhe aq më tepër kur për momentin kryeson renditjen e Serie A.
Pas vjollcëve, Interin e pret pikërisht përballja me Juventusin ndaj ky takim me Fiorentinën bëhet gjithnjë e më shumë vendimtar për të shkuar të qetë në sfidën me bardhezinjtë. Në ndeshjen ndaj Fiorentinës në transfertë, pritet që në mungesë të Hakan Calhanoglu, trajneri Simone Inzaghi t’i besojë Kristjan Asllanit.
Mesfushori i kombëtares do të marrë në dorë çelësat e mesfushës së Interit dhe për herë të parë në këtë sezon të Serie A do të startojë si titullar. Calhanoglu nuk kishte humbur asnjë ndeshje deri më tani, por ndaj Fiorentinës i takon 21-vjeçarit që të tregojë përmirësimin nga sezoni i shkuar. Statistikat nuk janë në anën e Asllanit pasi në tre ndeshje që shqiptari ka startuar titullar këtë sezon, Inter nuk ka fituar.
Bëhet fjalë për dy takimet në Champions League ndaj Real Sociedad dhe Benficës në Champions e ndaj Bolognas në Kupën e Italisë. Momenti është për të ndryshuar historinë, dhe Asllanit i takon ta bëjë në një sfidë delikate ku përveç përgjegjësisë për të menaxhuar zotërimi e topit, duhet të marrë përsipër edhe duelet fizike me kundërshtarët, por edhe të guxojë më shumë me pasimet në aspektin ofensiv.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...