Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, gjatë periudhës kohore 19.01.2024-25.01.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1389 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i një (1) aksidenteve të trafikut me fatalitet,
Hetim i njëmbëdhjetë 11aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 3 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 12 ngasës,
Gjithashtu policia njofton se me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë në shkolla, njësite policore të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme me nxënës të shkollave të ndryshme.
“Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë në shkolla, njësite policore të Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme me nxënës të shkollave të ndryshme e sidomos atyre shkollave që janë afër rrugës, me qëllim të sigurisë në trafikun rrugor për nxënës, njoftimi i nxënësve rreth rregullave themelore të trafikut dhe sjelljes së sigurt në rrugë, inkurajimi për përdorim të trotuareve dhe kufizimi në përdorimin e rrugës vetëm atëherë kur është e nevojshme, shtegtimi i rrugës në vendkalime të shënjuar për këmbësorë, njohja me semaforët e këshilla të tjera”, thuhet në njoftim.
“Njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.”
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik./Arbresh.info
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...