Në vitin 1936, inxhinieri letonez, Walter Zapp, ka krijuar një aparat fotografik portativ i cili është përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë.
Aparati Minox ka krijuar foto spontane me kualitet të lartë dhe konsiderohet të jetë kamera spiune më e përdorur në botë.
Fillimisht është prodhuar në Riga të Letonisë midis viteve 1937 dhe 1944, dhe është konsideruar si një mrekulli teknologjike.
Minox ka përdorur film me madhësi sa një e katërta e filmit standard 35 milimetra, dhe madhësia e saj e vogël ndikoi që ajo të ishte e lehtë për t’u fshehur.
Thuhet se gjatë Luftës së Ftohtë, shumë spiunë kanë fotografuar fshehurazi dokumente me këtë pajisje, e cila ishte në gjendje të kapte foto të detajuara, por fatkeqësisht nuk prodhohet më. /Telegrafi/
Spy camera made during the Cold War era pic.twitter.com/su4rYGF530
— Historic Vids (@historyinmemes) January 23, 2024
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...