Parlamenti i Turqisë ka miratuar anëtarsimin e Suedisë në NATO.
“Ligji i miratuar nga parlamenti turk që miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO u botua në Gazetën Zyrtare të Turqisë të enjten, duke finalizuar ratifikimin”, tha Drejtoria e Komunikimeve, transmeton Arbresh.info.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nënshkroi dekretin presidencial për pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake dhe miratoi protokollin përkatës. Tashmë ligji ka hyrë në fuqi, raporton Anadolu.
Asambleja e Madhe Kombëtare ratifikoi të martën anëtarësimin e Suedisë me 287 vota pro dhe 55 pro.
Pranimi i një anëtari të ri kërkon mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe Hungaria është tani i vetmi aleat që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj 2022 pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës në fillim të atij viti. Finlanda iu bashkua aleancës si anëtari i saj i 31-të në prill 2023.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...