Google ADS

Djalo: Kur të kërkon një klub si Juventus nuk ka nevojë të mendohesh shumë

22:07 | 25 Janar 2024
D.H

Tiago Djalo, blerja më e re e Juventusit në këtë merkato të janarit nga Lille, ndjehet gati për të fituar zemrat e tifozëve të bardhezinj. Mbrojtësi, thekson se “Zonja e Vjetër” e ka shansin për të fituar titullin dhe për të mposhtur konkurrencën me Interin, ndërsa nga ana tjetër, portugezi shton se mund të luaj edhe në të majtë ashtu si edhe në të djathtë të mbrojtjes.

“Zgjodha Juventusin dhe jo Interin sepse bardhezinjtë më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe, mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. besoj se skuadra ka kualitetin për të fituar titullin. Jam shumë i lumtur, trajneri është shumë i fortë dhe mendoj se mund të mësoj shumë nga Allegri.

Kampionati italian është ndryshe nga francezi, unë mund të aktivizohem si në të majtë ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes. Dëmtimi? E ndjej mirë gjurin dhe do të pres momentin e duhur kur të zbres në fushë. Unë frymëzohem nga Thuram.

Nuk kam biseduar me Ronaldon para se të transferohesha te Juventus. Kur të kërkon një klub si Juventus nuk ka nevojë të mendohesh shumë. Sulmuesit në Serie A? Nuk kam frikë askënd, jam gati t’i sfidoj të gjithë. Leaon e njoh, por kur të përballemi do të tentoj ta ndal me çdo kusht”, u shpreh Djalo./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme