U arratis nga kazerma, ‘Vëllai i Madh’ merr një vendim për Vesa Smolicën

21:34 | 25 Janar 2024
E.H

Spektakli Big Brother VIP Albania 3 ka pak ditë që ka nisur, por po merr vëmendje të madhe.

Disa nga banorët së fundmi u dënuan nga ‘Vëllai i Madh’ për shkak të thyerjes së rregullave dhe për këtë u dërguan në një kazermë ushtrie të improvizuar.

Ata do të liroheshin në momentin që vendos ‘Vëllai i Madh’, por jo pa miratimin e tij.

Akoma pa kaluar 24 orë, konkurrentët nisën të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ishte Romeo Veshaj.

Planin e zbatoi Vesa Smolica, e cila ndodhej në kazermë, teksa iu bashkua pjesës tjetër të shtëpisë.

Pas kësaj, një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi, ku ‘Vëllai i Madh’ ka lajmëruar se për shkak të arratisjes nga kazerma, Vesa do të shkojë automatikisht në televotim për javën tjetër.

Kjo duket ta ketë mërzitur artisten nga Kosova, gjë e cila u diskutua nga të gjithë të tjerët brenda./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme