Pas Monakos, Gërvalla nis vizitën zyrtare në Andorra, pritet të takohet me krerët më të lartë shtetëror

20:10 | 25 Janar 2024
E.H

Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti.

“Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Kryeministri, z. Xavier Espot Zamora, Kryetari i Parlamentit z. Carles Ensenyat Reig dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Imma Tor Faus. Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën për media nga MPJD.

“Vizita e Gërvallës në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme