Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) është duke realizuar trajnimin e brendshëm për “Kërkim- Shpëtim në kushte dimërore – Ski”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka parë nga afër zhvillimin e trajnimit teksa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pjesëtarët tanë po zhvillojnë aktivitetet sipas planit, përcjell Arbresh.info
“Skijimi bazik dhe i avansuar, kërkimi, trajtimi dhe evakuimi i viktimave nga zonat malore në kushte dimërore, organizimi dhe ekzekutimi i operacioneve në raste orteku, si dhe evakuimi i personave te ngujuar janë disa nga shkathtësitë të cilat do të trajnohen ushtarakët tanë”, ka shkruar Maqedonci.
“Ngritja e kapaciteteve, edukimi dhe trajnimet e vazhdueshme, QNTKSH po e bëjnë qendër trajnimi të klasit botëror”, shtoi Maqedonci./Arbresh.info
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...