Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati dhe Guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Z. Carlo Monticelli nënshkruan sot marrëveshje me vlerë 25 milionë euro për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të banimit social. Projekti në fjalë ka fokus të veçantë familjet e cënueshme të shoqërisë të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi.
Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cënueshme”.
Ndërsa, Guvernatori Monticelli deklaroi se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.
Të dyja palët u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurtë./Arbresh.info
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...