Merkato e Hellas Verona është më aktive se kurrë më parë, si në largime ashtu edhe në afrime.
Mediet italiane raportojnë se momentalisht Verona po mendon për rikthimin e mundshëm në formë huazimi të mbrojtësit të kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbullës.
Mbrojtësi i Romës ka qenë pjesë e “verdhebluve” deri në vitin 2020, deri kur u transferua te “verdhekuqtë”, pjesë e të cilëve është edhe aktualisht.
Shqiptari pritet që në këtë merkato të bëjë lëvizjen më të mirë për të, për të gjetur minuta në mënyrë që të rifitojë gjendjen e tij më të mirë fizike, pas një pjese të parë të sezonit në të cilën ai nuk zbriti fushë për shkak të operacionit në gju, që u detyrua ta kryente pas dëmtimit që mori sezonin e shkuar.
Kumbulla ka edhe mundësi të tjera për të gjetur një vend titullari, pasi qendërmbrojtësi “kuqezi” pëlqehet shumë edhe nga dy klube të tjerë të Serie A, më saktë nga Genova dhe Torino.
Megjithatë, transferimi më i arritshëm shihet ai te Verona, klub ky mbrojtësi u rrit, në mënyrë që të punojë sa më mirë për t’u rekuperuar nga dëmtimi dhe kthehet në 100% e tij./SS
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë