Tre tifozë të Sevillës humbin jetën para sfidës çerekfinale

16:01 | 25 Janar 2024
D.H

Sevilla në zi, skuadra andaluziane luan sonte në “Wanda Metropolitana” përballë Atletico Madrid për biletën e fundit në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Raund ku janë kualifikuar deri tani Real Sociedad, Mallorca dhe Athletic Bilbao.

Tre tifozë të Sevillas kanë humbur jetën në një aksident automobilistik teksa po udhëtonin drejt kryeqytetit spanjoll për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Ne do të luajmë me shiritë të zinj në krahë. I kemi dërguar kërkesë Federatës që të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes.

Klubi ynë shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e tre tifozëve tanë. Jemi pranë familjarëve dhe miqve të tyre në këto momente të vështira. U prehshi në paqe!”, lexohet në komunikatën zyrtare të Sevillas.

Në lidhje me ngjarjen tragjike reagoi edhe presidenti i klubit andaluzian, Jose Maria del Nido Carrasco.

Jam i trishtuar dhe i tronditur nga lajmi fatal i vdekjes së tifozëve. Jemi të shkatërruar dhe shumë të trishtuar. Do të jemi pranë familjeve të tifozëve.

Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ne vetëm mund të tregojmë dashurinë tonë dhe të sigurojmë se klubi do të jetë pranë familjeve të viktimave”./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme