Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Admir Shala, sot ka zhvilluar takim zyrtar me Ministren e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar çështjet e interesit të përbashkët.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë, në drejtim të luftimit të kriminalitetit.
Kryeprokurori Shala, e njoftoi Ministren Haxhiu, për punët, sfidat dhe synimet e prokurorisë që ai e drejton. Gjatë këtij takimi z. Shala, ka prezantuar të arriturat e Prokurorisë së Prizrenit. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të prokurorisë.
Në këtë takim, në veçanti u diskutua për rastet e dhunës në familje si një ndër rastet më të ndijshme për trajtim, si dhe për Ligjin e ri për Parandalimin dhe Adresimin e dhunës në familje.
Në fund të takimit, palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi./Arbresh.info
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...