Tërmet i fuqishëm në Turqi, qytetarët dalin në rrugë

15:42 | 25 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 është regjistruar ditën e sotme në provincën Malatia në lindje të Turqisë, sipas një njoftimit nga Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD).

Thellësia e tërmetit ishte 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje.

Banorët e shqetësuar dolën të gjithë në rrugë.

Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në Kahramanmaras./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme