Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, takoi presidentin e Fondacionit “Zoja e Këshillit të mirë”, At Ruggero Valentini, i cili e viziton Kosovën për herë të parë.
Gjatë takimit u prezantua veprimtaria e gjatë e këtij fondacioni në Tiranë, të cilët kanë themeluar Universitetin dhe Spitalin me të njëjtin emër. Gjatë vitit 1999, ky Fondacion ka strehuar dhe mbështetur 1000 refugjatë nga Kosova.
U diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe arsimimit, shëndetësisë dhe kulturës. Në mes tjerash u theksua rëndësia e bashkëpunimit në ndërlidhjen e arsimit me sektorin e ekonomisë, me qëllim krijimin e kuadrove profesionale të përgatitura për kërkesat e tregut.
Gjatë vizitës së tij, At Ruggero Valentini ka zhvilluar takime edhe me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci./Arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...