Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë mohuar mundësinë që të ndahet procesi i integrimeve evropiane nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Nga selia në Bruksel u përsërit konfirmimi se pa përparim në procesin e normalizimit s’ka përparim në procesin e integrimeve.
“Bashkimi Evropian ishte shumë i qartë në shumë raste, por edhe në dokumente ligjore se rruga e Kosovës dhe e Serbisë në BE kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Me fjalë të tjera, mos përparim në dialog do të thotë asnjë përparim në procesin e anëtarësimit në BE”, u shpreh zëdhënësi i Bashkimit Evropoan Peter Stano.
Kryeministri i Kosovës në fillim të kësaj jave kishte propozuar që procesi i integrimeve për Kosovës të ndahet nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Mirëpo zyrtarët e BE-së tërheqin vërejtjen se nuk ka gjasa të jetësohet ky propozim sepse thelbi i procesit të zgjerimit është pikërisht zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët.
Bashkimi Evropian vazhdon të qëndron prapa parimit se nuk do e pranon në familje asnjë shtet që ka me çështje të hapura bilaterale si me fqinjët ashtu me ndonjë shtet anëtarë të BE-së./rtk/
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...