Jeta në Tropojë i është rikthyer normalitetit, pas rënies së dëborës dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.
Banorët thonë se e “kanë mirpritur!” këtë dimer, që rikhehet pas shumë vitesh.
Ata vlerësojnë punën e bërë nga bashkia dhe strukturat përgjegjëse, dhe thonë se nuk kanë mangësi në përballimin e jetës dhe nevojave të përditshme.
Bashkia dhe shtabi i emergjencave civile, kanë përballuar situatën me mjete dhe forca që ditën e parë të reshjeve. Aktualisht janë të qarkullueshme të gjitha rrugët nacionale dhe ato që lidhin njësitë administrative me Bajram Currin. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita.
Nga moti i lig u shembën pjesërisht 2 shtëpi banimi dhe 11 ura. 10 ura të tjera u dëmtuan plotësisht në zonat rurale. Po punohet për riparimin dhe rivënien e tyre në punë./rtsh.al/
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...